SmartMenu për restorante
SmartMenu është PWA app për restorante, kafiteri dhe lokale: klientët skanojnë QR code, shohin menunë në telefon, njoftimet, ofertat dhe postimet, ndërsa pronari ka account për t'i menaxhuar vetë artikujt, kategoritë dhe çmimet.
Pamje të aplikacionit
Klientët hapin menunë me QR Code direkt nga telefoni, shohin artikujt, ofertat dhe njoftimet, ndërsa lokali e përditëson përmbajtjen sa herë që ndryshojnë çmimet ose produktet.

SmartMenu u jep klientëve qasje të shpejtë në menu nga telefoni, ndërsa pronari menaxhon vetë kategoritë, artikujt, çmimet, ofertat dhe njoftimet. Pa printime të reja për çdo ndryshim, pa foto statike, vetëm një menu moderne që përditësohet kurdo që lokali ka nevojë.
Çdo tavolinë mund të ketë QR code. Klienti e hap menunë menjëherë në telefon dhe sheh artikujt, çmimet dhe kategoritë.
Lokali publikon oferta ditore, evente, muzikë live, lajme dhe njoftime që klientët i shohin në aplikacion.
Kur ndryshon çmimi, pronari e ndryshon nga paneli. Nuk ka nevojë të ridizajnohet menuja ose të shpërndahet foto e re.