SmartMenu për restorante

Menu dixhitale që pronari e ndryshon vetë, kurdo që ka nevojë.

SmartMenu është PWA app për restorante, kafiteri dhe lokale: klientët skanojnë QR code, shohin menunë në telefon, njoftimet, ofertat dhe postimet, ndërsa pronari ka account për t'i menaxhuar vetë artikujt, kategoritë dhe çmimet.

QR MenuKlientët hapin menunë direkt nga tavolina.
Çmime aktiveNdryshimet bëhen nga paneli, jo në foto statike.
NjoftimeOferta, lajme dhe evente dërgohen te klientët.
Disa gjuhëI përshtatshëm për klientë vendas dhe të huaj.

Pamje të aplikacionit

Menu moderne për klientin dhe panel i thjeshtë për pronarin.

Klientët hapin menunë me QR Code direkt nga telefoni, shohin artikujt, ofertat dhe njoftimet, ndërsa lokali e përditëson përmbajtjen sa herë që ndryshojnë çmimet ose produktet.

SmartMenu reklamim
SmartMenu mobile menu
SmartMenu postime
SmartMenu QR code
Flayer vertikal SmartMenu

Menu digjitale me QR Code për restorante, kafiteri dhe lokale.

SmartMenu u jep klientëve qasje të shpejtë në menu nga telefoni, ndërsa pronari menaxhon vetë kategoritë, artikujt, çmimet, ofertat dhe njoftimet. Pa printime të reja për çdo ndryshim, pa foto statike, vetëm një menu moderne që përditësohet kurdo që lokali ka nevojë.

Çfarë zgjidh SmartMenu?

Menu me QR Code

Çdo tavolinë mund të ketë QR code. Klienti e hap menunë menjëherë në telefon dhe sheh artikujt, çmimet dhe kategoritë.

Njoftime dhe postime

Lokali publikon oferta ditore, evente, muzikë live, lajme dhe njoftime që klientët i shohin në aplikacion.

Çmime jo statike

Kur ndryshon çmimi, pronari e ndryshon nga paneli. Nuk ka nevojë të ridizajnohet menuja ose të shpërndahet foto e re.

Account për çdo pronar

Artikuj dhe kategori

  • Shto, ndrysho ose fshi artikuj.
  • Organizo pije, ushqime, ëmbëlsira dhe kategori të tjera.
  • Vendos foto, përshkrim dhe çmim për çdo produkt.

Oferta dhe klientë

  • Publiko oferta sezonale ose ditore.
  • Njofto klientët për ndryshime dhe risi.
  • Mbaj menunë gjithmonë të freskët.

Lokacion dhe gjuhë

  • Shfaq adresën dhe udhëzimet për lokalin.
  • Përdor disa gjuhë sipas nevojës.
  • I përshtatshëm për turistë dhe klientë lokalë.

Platforma dhe qasja

Web App

  • Panel administrimi për pronarin.
  • Menaxhim i shpejtë nga kompjuteri.
  • Publikim online pa printime të reja.

PWA

  • Instalohet nga browseri si aplikacion.
  • Hapje e shpejtë për klientë dhe staf.
  • Punon shumë mirë në telefon.

Mobile + QR

  • Dizajn i optimizuar për ekran telefoni.
  • QR code për tavolina, banak dhe fletushka.
  • Eksperiencë moderne për restorantin.